Plagoset një person në Suharekë, kapet sulmuesi
Lexohet për: 1 min.
450562704_784235480583379_8988377368243901767_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për plagosjen e një 52-vjeçari në Popolan të Suharekës.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:57, ku një person meshkuj kosovar i vitit të lindjes 1970 ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit.

Policia gjatë ekzaminimit të rastit në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë, një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.

Personi i plagosur është transferuar për trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Suharekë dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari i rastit, mashkull kosovar, nga njësitë patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit  janë duke punuar në hetimin e rrethanave të rastit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024