PK: Rreth 70-80 persona të dhunshëm sulmuan policët me armë zjarri, gurë e tulla betoni
Lexohet për: 2 min.
348359384_783626193337431_3432226203071556411_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të sulmit të 29 majit ndaj zyrtarëve policorë në Zveçan.

Policia ka informuar se rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Rasti është cilësuar si “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Zveçan 29.05.2023 – 17:00.  Me datën e cekur rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, ka informuar Policia.

https://kosovapress.com/admin/kurti-zvogelimi-i-njesise-speciale-ne-veri-kur-te-largohen-bandat-kriminale/

Ndryshe, protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/mpb-tregon-bilancin-e-sulmeve-ne-veri-u-shkaktuan-nga-milicia-fashiste/
https://kosovapress.com/admin/shtepia-e-bardhe-me-kerkesa-per-kosoven-dhe-serbine/
https://kosovapress.com/admin/kurti-banditet-te-kthehen-ne-serbi-ose-te-arrestohen-ne-kosove-pastaj-zgjedhjet/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025