Pjesa e parë: Spektakël mes Llapit e Ballkanit, Prishtina në epërsi
Lexohet për: 1 min.
3-P1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi po avancon 3:2 kundër Ballkanit, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Namani (minuta e 6’ dhe 45+1’) dhe Hyseni (minuta e 15’), kurse te Ballkani golashënues ishin Gripshi (minuta e 25’) dhe Berisha (minuta e 40’).

Po ashtu, krahas këtij derbi po zhvillohet edhe ndeshja interesante mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ku vendasit janë në epërsi prej 1:0 me golin e Pefqelit në minutën e 32’.

Rezultatet e pjesës së parë:

Llapit 3:2 Ballkani

Malisheva 0:0 Liria

Prishtina 1:0 Fushë Kosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025