Pjesa e parë: Pa gola mes Gjilanit e Llapit, Malisheva e Drita luajnë baras
Lexohet për: 1 min.
12-Pjesa e pare
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra e Malishevës dhe ajo e Dritës janë duke barazuar me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Golin për Malishevën e shënoi Yoan Olivier-Marc në minutën e 21’, kurse për gjilanasit golashënues ishte Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 9’.

Në anën tjetër, krahas Malishevës e Dritës po zhvillohet edhe derbi mes Gjilanit dhe Llapit, ku edhe aty rezultati qëndron i barabartë.

Por, në këtë ndeshje asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjente golin pavarësisht tentimeve të ndryshme drejt portës.

Rezultati i pjesës së parë:

Malisheva 1:1 Drita

Gjilani 0:0 Llapi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025