Pjesa e parë: Liverpooli në disavantazh, Roma në epërsi kundër Milanit
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli gjendet në disavantazh prej 1:0 kundër Atalantas, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Gianluca Scamacca, i cili kaloi Atalantan në epërsi në minutën e 38’.

Po ashtu, në epërsi prej 1:0 gjendet edhe skuadra e Romës, e cila po avancon si mysafire në “San Siro” kundër Milanos, falë golit të shënuar nga Gianluca Mancini në minutën e 17’.

Ndërkaq, pa gola mbyllet pjesa e parë në ndeshjen mes Bayer Leverkusenit dhe West Hamit.

Rezultatet e pjesës së parë:

Milan 0:1 Roma

Bayer Leverkusen 0:0 West Ham

Benfica 1:0 Marseille

Liverpool 0:1 Atalanta  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024