Pjesa e parë: Juventusi në epërsi, pa gola mes Betisit dhe United
Lexohet për: 1 min.
9-P1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Benito Villamarin”, skuadra e Real Betisit dhe ajo e Manchester United po barazojë pa gola 0:0, raporton KosovaPress.

Situatë e njëjtë nuk është në ndeshjen mes Freiburgut dhe Juventusit, ku kjo e fundit hynë në pushim në epërsi minimale 1:0 si mysafirë në “Europa-Park”.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Dusan Vlahovic në minutën e 45’ nga penalltia.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Feyenoordit, e cila po kryeson 3:0 si vendas kundër Shakhtar Donetsk.

Golat për holandezët deri tani i shënuan Gimenez (minuta e 9’), dhe Kokcu (minuta e 24’ dhe 38’).

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Real Betis 0:0 Manchester United

Fenerbahce 1:0 Sevilla

Feyenoord 3:0 Shakhtar Donetsk

Freiburg 0:1 Juventus

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025