Pjesa e parë: Drita luan baras, Malisheva në epërsi ndaj Drenicës
Lexohet për: 1 min.
4-Fillojne
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Malisheva po avancon si mysafire 2:1 ndaj Drenicës, raporton KosovaPress.

Golat për Malishevën i shënuan Behar Maliqi (minuta e 7’) dhe Bleart Tolaj (minuta e 24’), kurse golashënues te Drenica ishin Agim Zeka (minuta e 5’).

Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Dritës dhe Ferizaj, ku në stadiumin me bar artificial në Gjilan ende nuk është gjetur goli.

Rezultatet e pjesës së parë:

Drenica 1:2 Malisheva

Drita 0:0 Ferizaj

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025