Pjesa e parë: Bayer Leverkuseni në epërsi kundër Romës, baras mes Marseille e Atalantas
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në “Stadio Olimpico”, Bayer Leverkuseni po avancon 1:0 si mysafir kundër Romës, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Florian Wirtz, i cili kaloi skuadrën e Xabi Alonsos në epërsi në minutën e 28’ të ndeshjes.

Po ashtu, krahas kësaj përballje po zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër interesante mes Marseille dhe Atalantas, ku të dy skuadrat shkojnë në pushim duke barazuar 1:1.

Golin për vendasit e shënoi Chancel Mbemba (minuta e 20’), ndërsa te Atalanta golashënues ishte Gianluca Scamacca (minuta e 11’).

Pjesa e parë:

Marseille 1:1 Atalanta

Roma 0:1 Bayer Leverkusen

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024