Pioli: Lojtarët luajtën me zemër, radhën e ka Dortmundi
Lexohet për: 1 min.
21-Pioli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur pas fitores ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Milani e mposhti PSG-në 2:1 në “San Siro” me ndihmën e golave të Rafael Leaos dhe Olivier Giroud, kurse golin e nderit për kampionin francez e shënoi Milan Skriniar, raporton KosovaPress.

Pas ndeshjes, Pioli foli për “BeIn Sport”, duke thënë se lojtarët luajtën me zemër dhe me plot energji.

“Lojtarët luajtën me zemrën e tyre, me energji, është ajo çka e donim. Ne menaxhuam të punojmë si një skuadër kundër një kundërshtari tejet të mirë”, tha Pioli.

Më tej, trajneri i Milanit kishte edhe një paralajmërim për Borussia Dortmundin.

“Sa më shumë lojtarë të gatshëm që kemi aq më mirë për ne. Skuadra punoi shumë mirë së bashku, dhe e meritoi fitoren. Tani ne duhet të bëjmë paraqitje të mirë kundër Dortmundit dhe t’i kalojmë ata”, tha Pioli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024