Pioli e zbulon pse Musah është titullar kundër Slavia Prague
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kur kanë mbetur edhe disa minuta deri te fillimi i ndeshjes mes Slavia Prague e Milanit, trajneri i gjigantit italian, Stefano Pioli e ka zbuluar se pse mesfushori Yunus Musah është titullar sot.

Ndeshja do të fillojë me fillim nga ora 18:45, dhe zhvillohet në stadiumin “Eden Arena” të Pragës, raporton KosovaPress.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave në “San Siro” përfundoi me shifrat 4:2 në favor të Milanit.

Pak çaste para fillimit të ndeshjes, Pioli shpjegoi vendimin e tij për të filluar me Musahn në mesfushë.

“Ky duhet të jetë hapi i parë. Nuk do të jetë e lehtë, pasi që kundërshtari jonë luan me energji dhe ritëm si vendas. Neve na duhet një fillim i fortë, por ta mbajmë në rrugë të mirë gjithashtu”, tha Pioli.

“Është për shkak të pozitave të cilat ne duam t’i marrim kur mbrohemi. Yunus ka më shumë këmbë dhe dinamikë për të luftuar në krahë, ku edhe është pozita që ata bëjnë presion shumë”, tha më tej Pioli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024