Piloti i Formula 1 ndalohet në kufirin amerikan për 3 orë: Gati më kthyen në shtëpi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Piloti i Formula 1 ndalohet në kufirin amerikan për 3 orë: Gati më kthyen në shtëpi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Piloti japonez në Formula 1 Yuki Tsunoda (24) tha se zyrtarët kufitarë pothuajse nuk e lanë të hynte në Shtetet e Bashkuara përpara Çmimit të Madh të Las Vegas, i cili zhvillohet në qarkun e Nevadës të dielën.

Pavarësisht dokumenteve të sakta dhe vizave të kërkuara, Tsunoda tha se ai u ndalua nga zyrtarët e doganave dhe kufirit amerikan për tri orë.

"Ata gati më dërguan në shtëpi. Pati shumë diskutime. Për fat, më lanë të shkoja. Gjithçka është mirë tani, unë jam këtu," tha ngasësi i VCARB, në pronësi të Red Bull.

Tsunoda nuk u shoqërua nga ekipi i tij Red Bull, por udhëtoi për në SHBA vetëm me fizioterapistin e tij.

I riu japonez shtoi se nuk e kishte problem të hynte në SHBA në fillim të këtij viti për garat në Majami dhe Austin në Teksas.

“Unë kisha veshur pizhame, kështu që ndoshta nuk dukesha si një shofer F1”, tha Tsunoda, i cili ka tetë herë u rendit në mesin e dhjetëshes së parë në 21 gara këtë sezon dhe aktualisht është i 11-ti në F1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024