Pezullohet nga detyra e kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi
Lexohet për: 2 min.
FC7F7F48-5221-46DF-8A65-4C7BFDDDED38
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi është pezulluar nga  puna.

Këtë e ka bërë të ditur Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në KEK.

Në njoftim bëhet e ditur se Krasniqit i është ndërprerë marrëdhënia e punës me efekt të menjëhershëm.

“Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftim.

“Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim:

 BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës  së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftimin e Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në Korporata Energjetike e Kosovës.

Disa ditë më parë i njëjti ishte arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Njësia e Veçantë kishte bastisur zyrën e tij, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024