Pezullohen tre gjyqtarët e ndeshjes Man. UTD-Wolves
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Gjyqtari Simon Hooper, ndihmësi i video-referit Michael Sailsbury dhe ndihmësi i VAR Richard West janë përjashtuar nga ndeshjet e kësaj fundjave në Premier Ligë, pasi ia mohuan një penallti të Wolverhamptonit në humbjen 1-0 nga Manchester United.
United fitoi 1-0 me golin e Raphael Varane në pjesën e dytë, por ata duhet të kishin pranuar një penallti pasi Andre Onana u përplas me Sasa Kalajdzic dhe Craig Daëson në minutën e fundit të ndeshjes. Përsëritjet treguan qartë se Onana humbi objetivin për të kapur topin dhe goditi dy lojtarët e Wolves.
Hooper ndaloi protestat e lojtarëve në fushë, përpara një kontrolli të gjatë në VAR nga gjyqtarët tjerë. Sidoqoftë, në vend që t'i kërkohej Hooper-it të rishikonte incidentin në monitorin e fushës, vendimi i gjyqtarëve brenda dhomës së VAR-it u mbështet, duke e shqetësuar tej mase trajnerin e Wolves, Gary O'Neil.
Dhe pas të gjitha analizave, të tre zyrtarët janë lënë jashtë listës së emërimeve për ndeshjet kryesore të kësaj fundjave.