Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se këto zgjedhje janë të destinuara për të dështuar.
Ai tha se ato janë “një përpjekje e re e Prishtinës për të pushtuar ”veriun e Kosovës“, duke u fshehur pas një lloj procesi zgjedhor”.
“Zgjedhjet për komunat serbe, pa serbë dhe popullin serb, nuk kanë kuptim dhe si të tilla janë të destinuara për të dështuar”, tha Petkoviq përmes një komunikate për media.
Përveç kryetarëve të katër komunave, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe serbë të tjerë të veriut - nga niveli lokal deri në atë qendror, shkruan Rel
Me këtë plan parashihet që makinat me targa të tilla të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës, deri më 21 prill të vitit të ardhshëm.
Serbia kundërshton, duke këmbëngulur në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.