Peticioni për ish-krerët e UÇK-së, Hamza: T’u qëndrojmë pranë atyre që sollën lirinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Peticioni për ish-krerët e UÇK-së, Hamza: T’u qëndrojmë pranë atyre që sollën lirinë
hamza
16/03/2026 - 15:03
Linku u kopjua

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza tha se kjo është një mënyrë për të shprehur mbështetje ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Ai theksoi se është detyrë e secilit qytetar që t’u qëndrojë pranë atyre që, sipas tij, kontribuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Hamza shtoi se lufta çlirimtare ishte mbrojtëse dhe e drejtë, duke shprehur bindjen se drejtësia në fund do ta rikonfirmojë këtë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026