Pëson Mallorca e Vedat Muriqit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra Mallorca ka pësuar humbje nga Villarreal me rezultat 1:2 në kuadër të xhiros së pestë të La Ligës.

Mysafirët erdhën në epërsi përmes golit të Costa, pas asistimit të Baena në minutën e 27-të. Albiol shënoi autogol në minutën e 57-të duke barazuar shifrat 1:1.

Golin e fitores për Villarreal e shënoi Perez pas asistimit të Pino në minutën e katërt të kohës shtesë.

Në këtë mënyrë, Villarreal arriti deri te fitorja e tretë edicionin e ri të garave në ligën spanjolle me 11 pikë, një më pak se lideri Barcelona (12), por e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Mallorca ndërkaq renditet në pozitën e 11-të me pesë pikë dhe ka vetëm një fitore.

Në ndeshjen tjetër të ditës Espanyol mposhti Deportivo Alaves me rezultat 3:2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024