Pështjellim në komisionin hetimor, e ftuan drejtoreshën për intervistim por i thonë se s’është relevante
Lexohet për: 2 min.
450335667_1008619963823794_2910583063467855037_n
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe pse u ftua që të intervistohet nga komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvenciononit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushtaku-Sadriu, nuk u intervistua.

Dëshmitë e saj ishin jorelevante, pasi që pozitën e drejtoreshës e kishte fituar më 5 shkurt 2024 dhe pasi që ajo nuk kishte të dhëna të sakta, komisioni hetimor parlamentar, do të ftojë ish-drejtoreshën e arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati që të intervistohet.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është shprehur se për të pasur një pasqyrë më të mirë rreth procesit të subvencionimit të teksteve dhe mjeteve shkollore duhet të ftohet drejtoresha e cila i ka këto informatat, Besianë Musmurati.

I njëjti ka parashtruar pyetje drejtoreshës aktuale, e cila përgjigjet që ia bërë do t’i kthejë me shkrim.

Ndërsa, deputeti i LVV-së, Armend Muja iu është kundërpërgjigjur Lushtaku duke thënë se dëshmia e saj nuk është relevante.

Drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Lushtaku ka shtuar se është në dispozicion që të përgjigjet për të dhënat e saja që i ka.

Kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka theksuar se Lushtaku t’i dërgojë përgjigjet me shkrim dhe të ftohet ish-drejtoresha.

Ndërkaq, në ora 13:00 do të ftohet drejtoria e arsimit në Komunën e Pejës të intervistohet nga ky komision.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024