Peshkopët italianë bëjnë thirrje për lutje për Papën
Bota
Lexohet për: 2 min.
Peshkopët italianë bëjnë thirrje për lutje për Papën
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Peshkopët italianë u kanë bërë thirrje besimtarëve të vendit që të luten për Papa Françeskun 88-vjeçar, pasi ai u diagnostikua me pneumoni në të dyja anët e mushkërive.

“Ne ia besojmë Zotit punën e mjekëve dhe punonjësve mjekësorë dhe e përqafojmë Atin e Shenjtë me dashuri”, shkruan peshkopët në një deklaratë, duke shtuar se të gjitha komunitetet kishtare në Itali janë të thirrura ta mbështesin atë “me lutje në këtë moment vuajtjeje”.

Kreu i 1.4 miliardë katolikëve në botë po merr trajtim në një spital të Romës që nga e premtja. Mjekët e diagnostikuan me pneumoni në të dyja anët e mushkërive dhe më parë përmendën vetëm një infeksion të shkaktuar nga patogjenë të ndryshëm.

Kardinali Francesco Moraglia, patriarku me ndikim i Venecias, u bëri thirrje besimtarëve të kryepeshkopatës së tij në një letër të veçantë që të luten për Papën "në çdo rast".

Ai përmendi "situatën delikate" të shëndetit të Papës. Ai theksoi se Papa tani duhet të ndjejë "afërsinë" e besimtarëve.

Papa Françesku tashmë ka shprehur me shkrim mirënjohjen e tij për lutjet dhe urimet e mira që ka marrë për shërimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025