Peshkaqenët po sulmojnë njerëzit në kohë të pazakontë në Florida
Lexohet për: 2 min.
Florida-sulmet e peshkaqeneve
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Një peshkaqen kokë çekan 4.2 metra u pa në plazhin Santa Rosa të shtunën, thotë Zyra e Sherifit të Qarkut Walton.

Njerëzit që notojnë në brigjet e Gjirit të Floridës u thuhet të kenë kujdes nga peshkaqenët pasi tre persona u lënduan në dy sulme të veçanta në Walton County.

Një grua e sulmuar të premten pasdite pranë plazhit Watersound, pësoi lëndime kritike në pjesën e mesme dhe në krahun e saj, tha shefi i zjarrfikësve në South Walton, Ryan Crawford.  Një pjesë e krahut të saj duhej të amputohej, shtoi ai.

Dy orë më vonë, zjarrfikësit u thirrën në një plazh tjetër rreth 4.5 km në lindje të sulmit të parë. Dy adoleshente ishin në ujë me një grup miqsh kur u sulmuan, tha Distrikti i Zjarrfikësve në South Walton. Njëra prej tyre kishte “lëndime të theksuara në pjesën e sipërme të këmbës dhe njërës dorë”.

"Është shumë e pazakontë që dy këto incidente të ndodhin në të njëjtën ditë," tha Crawford.

Koha e sulmeve - në mes të pasdites - ishte gjithashtu e pazakontë, tha sherifi i qarkut Walton Michael Adkinson.

Policia, zjarrfikësit dhe agjencia shtetërore e kafshëve të egra po patrullojnë ujin. /SkyNews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024