Pesë vatra zjarri në Lezhë, Ndreu: Parandalim dhe denoncim i personave përgjegjës
Lexohet për: 1 min.
lezhee
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pesë vatra zjarri kanë përfshirë zona të ndryshme të bashkisë së Lezhës në tre ditët e fundit.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh sot se “gjithkush ka detyrë të kontribuoje në parandalimin e zjarreve dhe denoncimin e personave që vënë zjarrin”.

“Nuk kuptoj si mundet që në tre dite të përballemi me 5 vatra zjarri! Të vëna qëllimisht ose abuzivisht në ara e ferra”, shtoi ai.

Sipas Ndreut, “situatat e Baqelit, Krajenit, Tales dhe e Kallmetit, tregon se edhe mund të ketë orkestrim të këtij zinxhiri zjarresh, se s’ka shpjegim tjetër”.

“Ndërsa forcat zjarrfikëse të Lezhës, por edhe të rretheve të tjera përballen, ju them që zjarri parandalohet duke u kujdesur para. Nëse ndizet, ka vështirësi që vijnë për shkak të terrenit, erës etj”, shtoi ai./ATSH.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024