Pesë ndeshjet vendimtare të Superligës luajnë sot
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pesë ndeshjet vendimtare të Superligës luajnë sot
Albi Mall Superliga e Kosovës po hyn në fazën më kritike të saj, ku çdo gabim mund të jetë fatal për fatet e skuadrave.
Të pesë përballjet e kësaj xhiroje të radhës do të startojnë sot në orën 16:00.
Edhe pse Drita udhëheq komode në krye të tabelës me 66 pikë, e ndjekur nga FC Ballkani (55) dhe Malisheva (53), vëmendja maksimale e këtij orari është e përqendruar në zonën e rrezikut te fundi i tabelës, ku lufta për mbijetesë arritur kulmin.
Sfidat e sotme pritet të ndryshojnë rrjedhën e kampionatit, veçanërisht për ekipet e rrezikuara si Prishtina e Re, që mbyll tabelën me 31 pikë dhe do të ketë një transfertë tejet të vështirë ndaj Ballkanit. Në të njëjtën kohë, Ferizaj (35 pikë) do të kërkojë pikë shpëtimi në kryeqytet përballë Prishtinës, ndërsa Drenica e ringritur sfidon Malishevën në formë të lartë.
Çdo pikë në këto 90 minuta peshon jashtëzakonisht shumë, duke e bërë këtë xhiro të orës 16:00 njërën prej më dramatiket të këtij sezoni.
KosovaPress