“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar emrat e pesë lojtarëve të Interit që pritet të largohen gjatë verës pasi fituan Scudetton këtë sezon.
Interi ka disa ditë që feston titullin e 20-të në histori në vend dhe tashmë po shikon drejt sezonit të ardhshëm, raporton KosovaPress.
Kontratat e Sanchez, Cuadrado, Klaassen dhe Sensit skadojnë në muajin qershor dhe Interi nuk do t'u ofrojë atyre marrëveshje të reja. Sanchez praktikisht konfirmoi largimin e tij gjatë festimeve të fundit të Scudettos, duke i uruar klubit dhe shokëve të tij fat të mirë.
Cuadrado është lënduar për pjesën më të madhe të sezonit dhe nuk do të qëndrojë në klub përtej verës. Sensi, nga ana tjetër, ishte tashmë pranë kalimit te Leicester City në afatin kalimtar të janarit dhe Interi ishte përgatitur të ndahej me mesfushorin italian prej disa muajsh.
Vetëm Audero shpreson të qëndrojë përtej verës edhe nëse Interi nuk ka pranuar ende të aktivizojë një opsion për ta nënshkruar atë përgjithmonë nga Sampdoria. Prioriteti i klubit është të nënshkruajë me portierin brazilian Bento, por nëse dështon, atëherë Audero mund të mbetet në klub.