Partia e Socialistëve Evropianë (PES) ka zgjedhur sot Nicolas Schmit si kandidatin kryesor për zgjedhjet e BE-së.
Schmit, komisioneri aktual evropian për punë dhe të drejtat sociale, mori mandatin me aklamacion në kongresin e partisë në Romë.
“Ne nuk do të lejojmë që Evropa të marrë rrugën e kursimeve dhe represionit social siç bëri gjatë krizës financiare. Ky është argumenti kryesor, kjo është arsyeja pse ne duam t’i fitojmë këto zgjedhje, së bashku, në të 27 vendet anëtare”, tha Schmit. Dua që votuesit të dinë se socialdemokratët do të vazhdojnë të luftojnë për të gjithë qytetarët dhe do të respektojnë angazhimet dhe premtimet e tyre”, tha ai, raporton Euronews.com.
Si rezultat, Schmit do të përballet me shefen e tij, Ursula von der Leyen, kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë.