Gjykata Kushtetuese ka njoftuar të premten Zyrën e Presidencës se ka pranuar kërkesë për kontestimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj.
Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka shkruar në Twtter se sapo të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, presidentja Osmani do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese.
Ndryshe, më 8 prill 2022, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kishte pranuar propozimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për emërim të kryeprokurorit të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë, Zyra e Presidentes menjëherë pas pranimit të propozimit, ka filluar konsultimet me vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, për t’u njoftuar më tej për mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes së kandidatit të propozuar.