Përvjetori i lindjes së aktorit Aleksandër Moisiu
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 2 prill të vitit 1879, në Trieste të Italisë është lindur aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Në skenën gjermanishtfolëse ka mishëruar mjeshtërisht role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë evropiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri në bashkëkohësi.

Karriera e tij ka nisur në moshën 19-vjeçare, kur ka filluar të ekzekutonte role minore si “kompars” në skenën e Burgtheatër.

Më pas, Moisiu është angazhuar në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku është shquar për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme e ka dërguar për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Evropës dhe të Amerikës Veriore.

Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, aktori ka kërkuar shtetësinë italiane, që është mirëpritur nga autoritetet përkatëse.

Po ashtu, si bir i një shqiptari nga Kavaja dhe një arberësheje, ai ka pasur dëshirë të merrte edhe shtetësinë e vendit të tij të origjinës, i cili ka refuzuar të plotësonte vullnetin e tij të fundit.

Aleksandër Moisiu ka ndërruar jetë më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Në dokumente paraqiten njoftime për shfaqjet e dhëna prej tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024