Përvjetori i integrimit të Avionëve, Presidenti fluturon me Pilatus PC-21
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Në bazën ajrore Vrazhdebna pranë Sofjes të martën u shënua 20-vjetori i integrimit të avionit trajnues PC-9M dhe avionit transportues PC-12/45 nga kompania zvicerane Pilatus në Forcat Ajrore Bullgare.

Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm Suprem i Forcave të Armatosura Rumen Radev fluturoi në kabinën e pilotit të aeroplanit trajnues të gjeneratës së re PC-21.

Ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, zëvendës shefi i mbrojtjes, gjenerallejtënant Tsanko Stojkov dhe komandanti i forcave ajrore, gjeneral Dimitar Petrov, morën pjesë gjithashtu në këtë aktivitet.

Duke folur me gazetarët pas fluturimit demonstrues, Radev komentoi se efektiviteti i programit F-16 varet ndjeshëm nga disponueshmëria e avionëve trajnues të dedikuar.

Sipas fjalëve të tij, Forca Ajrore kërkon efikasitet të shtuar, fleksibilitet dhe aftësi për të trajnuar pilotët e saj në mënyrë efektive.

"Me kënaqësi e pranova ftesën për të fluturuar me këtë avion të mrekullueshëm stërvitor. Ne kemi 20 vjet që operojmë platformën Pilatus PC dhe kemi grumbulluar mijëra orë fluturimi", tha ai. Ai shtoi se kjo shënon një gjeneratë të re në aviacion. "Ky aeroplan turboprop pasqyron karakteristikat e një traineri reaktiv, me pajisje të jashtëzakonshme aviacioni për simulimin e misioneve ajër-ajër dhe ajër-tokë. Pajisjet në bord janë plotësisht të pajtueshme me atë të F-16, Blloku 70", vuri në dukje ai. Radev shpjegoi se kostot e blerjes dhe operacionale janë dukshëm më të ulëta në krahasim me ato të avionëve jet trajnues.

Radev tha se në shumë vende, përfshirë Francën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Zvicrën, pilotët kalojnë drejtpërdrejt nga ky avion në avionë luftarakë operativë. Ai përcolli mirënjohjen e tij për Forcat Ajrore të Zvicrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024