Përvjetori i gazetës së parë zyrtare në Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
arkiva
2 vite më parë
Linku u kopjua

Më 24 gusht të vitit 1913, shteti i pavarur shqiptar, ngriti të parën gazetë zyrtare të quajtur “Përlindja e Shqipniës”.

Drejtuesit e kësaj gazete ishin Dhimitër Berati, një nga figurat më të njohura të kohës, si edhe publicisti e luftëtari Mihal Grameno. Gazeta vijoi të botohej dy herë në javë, deri në vitin 1914, duke u bere pararendësja e gazetës që më pas u quajt “Fletorja Zyrtare”.

“Përlindja e Shqipniës” mbështeti qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali.

Shumica e kryeartikujve ishin politikë dhe i kushtoheshin mbrojtjes së interesave të vendit dhe luftës ndaj faktorëve kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm, me qëllim bashkimin e përparimin e tij.

Në këtë gazetë u botuan të gjitha ligjet e kohës, sikurse ai për administratën civile, kanuni i Zhurisë e shumë ligje të tjera, në të gjitha fushat e jetës publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një foto të faqes së parë të kësaj gazete dhe një shënim nga Ministri i atëhershëm i Financave, Gurakuqi, për mbulimin e shpenzimeve të gazetës./atsh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025