Përurohet unaza e vogël në Shtime, do të ketë më pak kolona
Lexohet për: 2 min.
449517247_1586116458602343_5989453540131358024_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu kanë përuruat unazën e vogël të kësaj komune, për të cilën janë nda 400 mijë euro nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kjo do të jetë rrugë lidhëse e cila të dërgon në drejtim të Lipjanit. Arsyeja tjetër e ndërtimit të kësaj rruge është edhe reduktimi i trafikut rrugorë.

Pas përfundimit të kësaj rruge, kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu ka thënë se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i qarkores së djathtë, e cila të dërgon në drejtim të Ferizajt.

“Është krahu i majtë i unazës së vogël që të dërgon në drejtim të Lipjanit. Ky është një projekt që ka filluar para një viti, i financuar nga Ministria e Infrastrukturës me një vlerë rreth 400 mijë euro pa shpronësim, gjashtë metra e gjysmë e gjerë, me dy korsi dhe ndriçim në të gjithë sipërfaqen e saj. Komuna e Shtimes ka qenë goxha e ngarkuar me trafik dhe kjo është një rrugë që do ta lehtësoj trafikun por edhe një rrugë që do të hapë trafikun e qytetit. Shumë shpejt do të fillojë edhe qarkorja e krahut të djathtë ose asaj që të dërgon në drejtim të Ferizajt”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu ka shtuar se nëse projekti tjetër vazhdon në të njëjtën mënyrë, Komuna e Shtimes do ta zgjedhë problemin e trafikut.

“Do ta shkarkojë jashtëzakonisht shumë trafikun. Të gjithë Shtimen, e dimë si një qytet i cili ka trafik të ngarkuar, besoj që tash ka trafik të dendur në rrugën kryesore të qytetit. Nëse në të njëjtën mënyrë vazhdojmë edhe projektim tjetër të qarkores së brendshme në drejtim të Ferizajt, atëherë mendojmë që Komuna e Shtimes do ta zgjedhë problemin e trafikut. Ministria ka shumë projekte të tilla” ka shtuar Aliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024