Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë
Lexohet për: 1 min.
stacioni i ri i autobuseve podujeve
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Projekti i Stacionit të ri të Autobusëve është përuruar të mërkurën, në 25-vjetorin e çlirimit të Podujevës. Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi tha se ky stacion do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare. Kryetari Bulliqi theksoi se projekti i Stacionit të ri është realizuar në bashkëfinancim me ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

“Vlera totale është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro, për të cilën e ka falënderuar ministrin Fikrim Damka, kurse pjesa tjetër e projektit është financuar me buxhet komunal”, thuhet në komunikatë.

Edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u shpreh i lumtur që me sukses është përmbyllur ky projekt i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Komunën e Podujevës, por edhe më gjerë.

Ai bëri të ditur se do të ndihmojnë komunën e Podujevës edhe në realizimin e projektit të Tregut të Gjelbër, i cili pritet të ndërtohet në vendin ku ka qenë deri tash Stacioni i vjetër i Autobusëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025