Përurohet shtatorja e profesor Anton Çettës
Lexohet për: 2 min.
314902936_1271898246923256_2923886769238874133_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot është bërë përurimi i shtatores së profesorit, Anton Çettës. Në oborrin e Universitetit të Prishtinës, shtatorja e tij shfaqet me dorën e zgjatur të pajtimit.

"Plaku i urtë" siç njihej nga populli, ka pajtuar shumë familje të hasmuara në shumë vise të Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Anton Çetta ishte i veçantë dhe kishte bërë punë të palodhshme në shumë sfera.

"Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë po punonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Ai ishte intelektual, studiues... ai themeloi komitetin e faljes së gjakut. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh. Kjo shtatore që po përurojmë është vepër e skulptorit Agon Qosa", tha ai.

Profesori Jahja Drançolli tha se kjo shtatore ka një bazë të gjerë intelektuale të profesor Anton Çettës.

"Tradita e faljes së gjakut u hoq nga populli dhe u hodh kundër marrjes së gjakut. Për këtë masivitet flet edhe që më 1990, për herë të parë u mblodhën mbi 500 mijë njerëz. Në vijim të rrugëtimit historik vërejmë se trimëria e Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës dhe Anton Çettës po i prezantonte shqiptarët për të vazhduar me qëndresën e UÇK-së", ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025