Është përuruar sot ( e hënë) salla e edukatës fizike në shkollën “Abdurrahim Gërguri” në Dardhishtë të Obiliqit.
Ky projekt që nisi në vitin e kaluar, është bërë me ndihmën e Ministrisë së Arsimit, e cila kishte sjellur pajisjet e nevojshme, kurse financimi i projektit ishte bërë nga Komuna e Obiliqit.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se kjo është salla e pestë me radhë që po ndërtohet në këtë komunë. Ai gjithashtu theksoi se nga viti i ardhshëm është planifikuar të bëhet digjitalizimi i shkollave.
“Nuk është e vetmja kjo sallë, kjo është e 5-ta me radhë që po ndërtohet në komunën tonë”, tha ai.
“Para një viti kemi vënë gurthemelin e kësaj salle, dhe tani ja ku jemi. Falënderojmë ministrinë Arsimit që ka sjell pajisjet dhe ka mundësuar ndërtimin e saj. Kjo sallë ju mundëson nxënësve dhe mësimdhënësve një mësimdhënie më të mirë,” u shpreh ai.
Shalaku po ashtu ka shpërndar mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e sallës së edukatës fizike.