Përurohet çerdhja në Gadime të Lipjanit, Ahmeti: Hap i jashtëzakonshëm
Lexohet për: 3 min.
306671858_1466197240452528_6899988863746721466_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në oborrin e shkollës "Zenel Hajdini" në Gadime, janë hapur dyert edhe të çerdhes së re. Nga sot, fatosat e vegjël do të kenë mundësinë të përfshihen në edukimin e hershëm. Kjo është çerdhja e dytë që gjatë ditës është përuruar nga Komuna e Lipjanit.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti tha hapja e kësaj çerdhe shënon një hap të jashtëzakonshëm për Gadimen.

"Vërtetë është kënaqësi e veçantë që të ofrojmë kushte dhe ambiente të mira për fëmijët tanë. Prandaj, në këtë rast dy Gadimet dhe ky regjion do të kenë mundësi që fëmijët e tyre t'i sjellin në çerdhe dhe t'i edukojnë. Dhe unë po besoj që ndikon shumë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të këtij regjioni. Po besoj që në vazhdim të angazhimeve tona do të kompletojmë edhe më tej infrastrukturën e nevojshme për banorët e këtij regjioni. Por, sot është ditë e veçantë për Lipjanin, ditë e veçantë për Gadimen sepse vërtet fillimi i punës së dy çerdheve, edhe kësaj në Gadime, për ne shënon një hap të jashtëzakonshëm. Një hap që njëherë bëhet, jo përditë", ka thënë Ahmeti.

Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së UNICEF, Larissa Bruun tha se është me rëndësi që të vendoset baza në edukimin e hershëm të fëmijëve.

"Lipjani është një nga komunat në të cilën UNICEF ka bashkëpunim shumë të mirë...dhe duket që kryetari dhe komuna që qëndron pas tij, po vendos një theks të veçantë në edukimin e hershëm dhe të ju ofrohet kjo mundësi sa më herët. Prandaj e kemi hapjen e çerdheve të reja në komunën e Lipjanit...ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në fushën e edukimit të hershëm dhe jo vetëm, edhe në fusha të tjera në Lipjan", ka shtuar ajo.

E, drejtori i shkollës, Skender Ademi tha se çerdhja ka qenë ëndërr për Gadimen.

"Çerdhja ka qenë ëndërr për Gadimen që nuk e kemi menduar asnjëherë. Mirëpo, mësimi i hershëm dhe edukimi i hershëm është një avancim për mësim dhe për mësimnxënie të mëvonshme", ka thënë Ademi.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës ka marrë pjesë edhe në vendosjen e gurthemelit të çerdhes në Shalë të Lipjanit.

https://kosovapress.com/ne-oborrin-e-shkolles-se-mesme-te-larte-shaqir-hoxha-ne-shale-vihet-gurthemeli-per-ndertimin-e-nje-cerdhe/
https://kosovapress.com/ne-sllovi-te-lipjanit-perurohet-cerdhja-e-re/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025