Përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS kanë kritikuar punën e komisionit vlerësues mjekësor për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Ata kanë biseduar me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ku kanë thënë që duhet të ndërrohet komisioni vlerësues dhe shtohen kapacitetet e tij. Ndërsa, përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kanë deklaruar se janë duke punuar që të thjeshtësohen procedurat dhe të ketë vetëm një vlerësim.
Drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi ka thënë se dhjetëra personave u është përgjysmuar pensioni dhe hequr e drejta për kujdestarë për shkak të rivlerësimeve që u janë bërë.
Ai ka bërë të ditur se komisioni i parë para të cilët paraqitën personat me aftësi të kufizuar përbëhet nga pesë mjek specialistë në Neurologji të QKUK-së.
Nga ata, ata drejtohen të komisioni vlerësues mjekësor, që sipas Maliqit, nuk i merr për bazë rekomandimet e mjekësve.
Komisioni Vlerësues Mjekësor është i themeluar sipas Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, për të cilin Maliqi ka thënë se duhet të ndërrohet dhe t’i shtohen kapacitetet.
“Krejt kjo pasojë e një komisioni, e një komisioni shëndetësor, komision shëndetësor i cili fare nuk u kushton kohë, komision shëndetësor i cili unë sot them para jush ndoshta më lehtë është të ndërrosh një ministër apo qeveri sesa një komision. Komisioni duhet të ndërrohet, komisioni duhet t’i ngritë kapacitetet, komisioni duhet të ketë njohuri për pasojat dhe komplikimet, komisioni duhet t’i kontrollojë, madje edhe t’i zhveshë personat e t’i kontrollojë. Pse nuk i kontrolloni në këtë formë, pse nuk i vlerësoni në këtë mënyrë, mos e shihni personin pse ne po rrimë para jush po dukemi mirë, jemi veshur mirë, tretë mund të kemi probleme me inkontinencë, duhet të vlerësohen sipas ligjit dhe rregullores.
“Kur hyjmë ne në komision nuk merret parasysh hiç vendimi që është marrë prej pesë doktorëve, këta vendosin ën mënyrë të pavarur, këta nuk e marrin për bazë këtë. Kur kam qenë në komision më kanë thënë ‘përshëndetje, kush je ti’, ‘Elmi Fazliu’, ‘të kemi parë një herë në televizor më thanë’, edhe më thanë në rregull është mundesh me shku. Krejt procedura ka qenë 30 sekonda, kam vazhdu pastaj ka ndodhur refuzimi nuk vazhdohet... Në vendimin e parë për shembull miratohet, shumë është 370 euro ndërsa grupi i dytë është që i takon 150 euro”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se shumë persona nuk mund t’i ndjekin procedurat ligjore për shkak të kostos së lartë, si dhe periudhës së gjatë kohore.
“Komisioni vlerësues është shumë profesional, mirëpo komisioni bën vlerësimin në bazë të këtij ligji, a është ligji i mirë, ne dimë që nuk është i mirë... Duet të ndrisim si çështje shumë serioze të ndryshohet ky ligj,. Në bazë të këtij ligji, 05/L-67, ne këtu i kemi vetëm dy diagnoza, kemi paraplegjikë dhe tetraplegjikë”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Enis Spahiu, zëvendëssekretar në Ministrinë e Financave ka thënë se janë duke punuare që të thjeshtësohen procedurat, duke pranuar që ato janë burokratike.
Ndërsa kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka thënë se duhet të ndryshohet rregullorja në mënyrë që personat me aftësi të kufizua të mos paraqiten në dy komisione për vlerësim.
“Pse i kemi bërë në dy komisione, nëse komisioni i parë nuk ka vlerë, personi me aftësi të kufizuar duhet me shku në QKUK në raportin e Neurologjisë, pse kemi bërë dy, nëse vlerësimi i parë nuk ka vlerë. E ndryshojmë rregulloren. Është edhe emocionalit e vështirë. Këtu sa më shpejtë duhet me ndryshu nëse është puna e rregullores”, ka thënë Balje.