Persona të armatosur hyjnë e rrëmbejnë dhe e grabisin qytetarin nga Prishtina
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një qytetar në Prishtinë derisa ka qenë në banesën e tij është sulmuar nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.  Policia njofton se rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa të dyshuarit ia kanë marrë paratë, kartela bankare. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa  kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024