Përplasje e fortë, Pacolli e quan Tahirin ekspert të hajnisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatore Pacolli e ka quajtur ‘ekspert të hajnisë dhe korrupsionit’ kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri. Deputetja Pacolli tutje vazhdoi me akuza ndaj deputetit Tahiri duke iu referuar si “deputeti me shurdhues që vjen nga liga e parë e hajnisë”.
“Deputeti me shurdhuese që vjen nga liga e parë e hajnisë e dinë shumë mirë që aty nuk ka korrupsion e as hajni. Sepse ju jeni ekspert të çështjes, ju jeni eksperti i hajnisë e i korrupsionit në Republikën e Kosovës...“, tha Pacolli.
Pas këtyre akuzave reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri duke i thënë deputetes Pacolli se ‘ajo në këtë kohë varfërie i ka quar në familjen e saj 200 mijë euro grante’.
"Asnjëherë kurrë askush nuk na ka akuzuar për një çështje për vjedhje qysh akuzohesh ti Fitore , 200 mijë euro në familje Fitore”, u shpreh Tahiri.
Seanca plenare me një pikë të vetme të rendi të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar. Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.