Përplasen Murati e Gashi: S’do të ketë normalitet në Kuvend nëse bllokohen paratë e komunave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati u është përgjigjur shqetësimeve të kryetarit të Prishtinës dhe opozitës për bllokimin e bartjes së të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.

Ministri Murati në seancën parlamentare theksoi se kjo çështje rregullohet me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, ku thuhet që të hyrat vetanake të pashpenzuara të komunës për vitin paraprak bartën në vitin vijues.

Kurse, Grupi Parlamentar i LDK-së paralajmëroi se s’do të ketë normalitet në Kuvend nëse tentohet që të cenohet pavarësia e autoriteteve lokale dhe komunave.

Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi theksoi se nuk do të ketë normalitet në Kuvend nëse bllokohen mjetet financiare të komunave.

Gashi: S’ka me pasur normalitet në Kuvend

Video

“Mos bëni kësi skenash, sepse po na detyroni me shkuar në drejtimet të cilat pastaj janë të pakthyeshme. Ju garantoj se nuk do të ketë normalitet në këtë kuvend nëse tentohet që të cenohet pavarësia e autoriteteve lokale dhe komunave. Nuk do të kalojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare dhe ju premtoj në emër të GP të LDK-së se këtu nuk ka me pasur normalitet më”, theksoi Gashi.

Ndaj deputetit Gashi ka reaguar ministri Murati, ku theksoi se ajo çka shkruan në Ligjin e buxhetit  duhet të zbatohet, dhe premtoi se nuk do ta shkelin atë.

Deputeti nga LDK-ja, Gashi nuk u ndal me keq, tha se kot e ka ministri Murati, nuk ka me pasur shans që parat e komunave me i marrë Qeveria./Kosovapress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024