Përplasen ashpër Gani Krasniqi i LVV-së dhe Haki Abazi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 orë më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi është përplasur me deputetin e pavarur, Haki Abazi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet në lexim të dytë, Projektligji për buxhetin e vitit 2025.

Pasi Abazi adresoi një mori akuzash ndaj partisë në pushtet, deputeti i LVV-së, Gani Krasniqi  tha se s’mundet t’iu mbajë moral Haki Abazi, pasi siç tha ai ia njeh “plancin e tij”

Atij i reagoi Abazi, i cili i kërkoi deputetit të pushtetit të flet me fakte derisa tha se kjo gjuhë e tij po konfirmon fushatën fashiste të LVV-së.

Në debat u përfshi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili kërkoi nga deputetët të kenë kujdes me fjalorin ndaj njëri-tjetrit.

Kuvendi po vazhdon shqyrtimin e projektligjit për buxhetin 2025 në leximin e dytë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024