Përparim Rama nuk e pret meçin e Krasniqit: Urime fitorja Robin
Lexohet për: 2 min.
rama
1 vit më parë
Linku u kopjua

Natë elektrizuese po mbretëron në stadiumin "Fadil Vokrri", ku po zhvillohet nata e madhe e boksit, me meçin e fundit që zhvillohet mes Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.

Deri tani janë zhvilluar gjashtë meçe, ndërsa pas këtij të fundit që u zhvillua kishim performim nga artisti i njohur kosovar, Gold Ag, si dhe disa fjalë nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, raporton KosovaPress.

Rama tha se kjo është një natë e mrekullueshme për Robinin, ku një djal i joni po e jetëson ëndrrën e tij në Prishtinë.

"Kjo është një natë me të vërtetë e mrekullueshme, kur një djal i joni, një djalë i Kosovës, një djalë i Shqiptarisë, Robin Krasniqi bokson, ku ëndrra e tij po bëhet realitet këtu në Prishtinë. Faleminderit që e ke zgjedh këtë vend, vendin ku ke lind për me zhvillu ket meç historik", tha Rama.

Më tej, Rama kishte një mesazh për tifozët, ndërsa ende pa u zhvilluar meçi, ai e uroi Robinin për fitoren ndaj Mohammedit.

"Të jemi të gjithë një, të jemi të gjithë së bashku, që të ndihmojmë Robinin drejt fitores, ta bëjmë një natë të paharrueshme, forca Prishtina, forca shqiptaria. Urime fitoren Robin Krasniqit", tha Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025