Një anije me rreth 400 persona në bord në ujërat mes Greqisë dhe Maltës, rrezikon të jetë duke u përmbytur.
Organizata gjermane Sea-Water International me anë të një pos në Twitter njoftoi se ata që ishin në bord ishin në “rrezik të menjëhershëm vdekjeje” dhe i bëri thirrje BE-së të veprojë.
Sky News bën me dije se njerëzit në bord janë në panik dhe disa kanë nevojë për kujdes mjekësor, tha Alarm Phone, duke përfshirë një fëmijë, një grua shtatzënë dhe dikë me aftësi të kufizuara fizike.
Thuhet se anijes i ka mbaruar karburanti dhe kuverta e poshtme e saj është plot me ujë.
Ai shtoi se kishte alarmuar autoritetet.
Së fundmi ka pasur një rritje të numrit të anijeve me emigrantë që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut.
Javën e kaluar, 440 migrantë u shpëtuan pranë Maltës pas një operacioni kompleks 11-orësh në dete të stuhishme nga anija Geo Barents.