Përmbyllet fushata në terren e liberalizimit të vizave
Lexohet për: 2 min.
Zvkm 17 11 2023 (4)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Fushata për informimin e qytetarëve mbi lëvizjen e lirë pa viza që do të fillojë nga data 1 janar 2024, përmbylli sot në terren etapën e saj të vizitave në komunat e Kosovës.

Ashtu siç nisi më datën 5 tetor, në Prishtinë, u përmbyll me aktivitetin e fundit po në kryeqytet.

Liberalizimi i vizave, Kurti: Qytetarët nuk mund të udhëtojnë për punë dhe studime - KosovaPress

Për më shumë se një muaj, mjeti lëvizës dhe ekipi i kësaj fushate, vizituan qytetet e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Podujevës, Mitrovicës së jugut, Pejës, Gjakovës, Lipjanit, Ferizajt, Fushë Kosovës, Drenasit, Graçanicës, Kastriotit, Skenderajt, Vushtrrisë, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës, Kamenicës, Vitisë, Therandës, Sharrit, Malishevës, Rahovecit, Deçanit, Istogut, Zveçanit, Zubin Potokut, Mitrovicës së veriut dhe Leposaviqit.

Qytetarët me këtë rast u informuan mbi rregullat e lëvizjes së lirë pa viza, përmes materialeve informuese dhe kuizit mbi integrimin evropian. 

Szunyog: Liberalizimi i vizave është një hap i madh përpara - KosovaPress

“Përveçse shpërndamë informata dhe dhurata me motive të liberalizimit të vizave, qytetarët përmes kuizit patën dhe mundësinë të bëhen pjesë e shortit për fitimin e një prej biletave për udhëtimin e parë pa viza, drejt Vjenës, në datat 1-3 janar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. 

Hapet fushata informuese për lëvizjen pa viza - KosovaPress

Rikujtojmë që fushata për informimin e qytetarëve do të vijojë ende përmes televizioneve, rrjeteve sociale dhe përditësimit të informatave në webfaqen zyrtare të integrimit evropian.

Kjo fushatë po realizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me partnerë të saj.

Fillojnë përgatitjet për zbatimin e vendimit për liberalizimin e vizave - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025