Oda e Përmbaruesve Privat po e kundërshton udhëzimin administrative për zbritjen në 40% të tarifave të përmbarimit privat. Madje, kjo odë po paralajmëron edhe ballafaqimin e këtij udhëzimi me procedura gjyqësore, pasi e konsiderojnë të dëmshëm dhe me pasoja qoftë për personat që janë të punësuar te këto zyra përmbarimore, po ashtu edhe për palët e dëmtuara.
Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat, Arben Gashi në një intervistë për KosovaPress, e quan shqetësues faktin e uljes së tarifës së përmbarimit në 40% kur janë rritur çmimet për mallra dhe shërbime.Gashi i ka renditur disa nga pasojat e këtij udhëzimi adminitrativ. Largimi nga puna e punëtorëve që punojnë në zyrat e përmbaruesve, pala që kërkon borxhin e saj me këtë udhëzim do të duhet t’i paguajë shpenzimet përmbarimore dhe rritja e kamatave kreditore deri në 8%, janë disa nga këto pasoja që paralajmërohen se do presin sistemin përmbarimor.
“Një nga pasojat do të jetë që disa punëtorë nga zyrat e përmbaruesve do t’i humbin vendet e tyre të punës sepse përmbaruesit nuk do të kenë mundësi të operojnë me numër aq të madh të punëtorëve me tarifa të ulura, efektivisht punëdhënësit do të jenë të detyruar që t’i largojnë disa të punësuar nga zyra e tyre, ose ata që i kanë pasur në proces për tu punësuar do t’i refuzojnë në tërësi.....Pasoja tjetër që për ne është shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme është fakti se sipas këtij udhëzimi administrativ tashmë pala që kërkon borxhin e tij apo saj do të detyrohet të paguaj një pjesë të shpenzimeve tek përmbaruesi. Deri më tani si çdo kund të botë ka qenë rregull që pala që humb procedurën gjyqësore në fakt debitore apo borxhliu duhet t’i paguaj të gjitha shpenzimet sepse kështu është normale. Tani sipas udhëzimit të ri të nënshkruara nga ministrja Haxhiu pala që kërkon borxhin e vetë do të detyrohet që një pjesë e atij borxhi ta paguaj tek përmbaruesi. Pra pala e dëmtuar për disa vite që ka pranuar borxhin e vetë do të dëmtohet rishtazi qytetarët tanë të ndershëm...03’13 në vitin 2014 normat kamatore mesatar kanë qenë rreth 12%, tani kanë rënë pas 8 vitesh punë të përmbaruesve kanë rënë në rreth 5%...dhe tani me zbritjen e tarifave të përmbarimit këto norma kamatore nuk do të mbeten në këtë shkallë do të rriten shumë më tepër....mund të rriten 7 apo 8% për shkak se vetë sistemi bankar nuk do të kenë interesim të kryejnë shërbime tek përmbarimi sepse janë të detyruar tashmë një pjesë të shpenzimeve t’i paguajnë vetë dhe këto humbje banka do t’i kompensojnë përmes rritjes kamatore”, u shpreh kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat.
“Ne e kundërshtojmë në tërësi dhe kërkojmë shfuqizimin e tij të menjëhershëm dhe ne konsiderojmë që ky udhëzim i ri i ministres Haxhiu do të ketë pasoja shumë negative të dëmshme për një kohë të gjatë nëse i njëjti zbatohet prandaj kërkojmë shfuqizimin e tij....Haxhiun në vazhdimësi e kemi informuar për këto pasoja të mundshme që ne i parashohim dhe i kemi sugjeruar të mos ngutet me nënshkrimin e udhëzimit e kemi në proces në Kuvend ndryshimin e ligjit e ndryshojmë ligjin dhe dispozitën 13 i rregullojmë sikurse është standardi çdo ku në botë pastaj ulemi dhe bisedojmë për tarifa”, deklaroi ai.
Ai madje thotë se zbritja e tarifave përmbarimore në masën 40% e ka përdhosur punën dhe angazhimin e tyre 8 vjeçar.
“Ta bllokojmë në tërësi punën ose edhe të ofrojmë edhe dorëheqje grupore si dhe t’i njoftojmë kandidatët e tjerë eventualisht që nuk ia vlen të merresh me këtë profesion se pa gjithë këtij angazhimit dhe pune të madhe papritmas vjen një udhëzim që të hedh për tokë ...Një nga veprimet sigurisht që do të jetë që ta sfidojmë përmes procedurave gjyqësore për veprimet e tjera të radhës do të shohim dhe sigurisht që do t’i vlerësojmë edhe pasojat e veprimeve tona dhe duhet t’i vlerësojmë synimet tona profesionale këtu nuk po bëhet fjalë për t’i dëmtuar 40 përmbarues... këtu po bëhet fjalë për t’i dëmtuar qindra të punësuar në zyrat e përmbaruesve për t’i dëmtuar numër të pakufizuar me mijëra të qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe këtu po bëhet fjalë për shkatërrimin e gjithë asaj që e kemi ndërtuar që 10 vite”, u shpreh Gashi.
Sa i takon ndalimit të ekzekutimit të përmbarimit të të ardhurve nga skema sociale e pensionale deri në shumën e pagës minimale, Gashi tha se kjo është rregulluar dhe funksionon tash e 5 vite.
Gjatë kësaj jave ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nënshkroi udhëzimin adminitrativ përmes të cilit ulen në 40% tarfiat e përmbaruesve privat. Sipas këtij, udhëzimi parashihet edhe lirim nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të rëndë ekonomike.
Në Kosovë veprojnë 41 përmbarues privat.