Përmbaruesi privat Mulhaxha, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë ankohet në Kushtetuese
Lexohet për: 1 min.
zekaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shoqëria e Avokatëve "DeJure Law Firm" sot ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të përmbaruesit Ilir Mulhaxha, i cili është shkarkuar nga detyra e përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.

Përfaqësuesi i "DeJure Laë Firm”, avokati Yll Zekaj tha se shkarkimi i përmbaruesit Mulhaxha ishte vendim politik dhe jo ligjor. Sipas tij i shkarkuari tashmë ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se kërkesa e tyre është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe sipas tij në një afat kohor do të vërtetohen argumentet e drejtuara sot në kërkesë për kthimin e Mulhaxhës në pozitën e përmbaruesit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024