Përleshje e madhe mes tifozëve pas derbit mes Vllaznisë e Tiranës
Ndeshjen dramatike mes Vllaznisë dhe Tiranës në Superligën e Shqipërisë e fitoi skuadra mysafire.
Tirana e mposhti Vllazninë si mysafire me rezultat minimal 1:0, ku goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 90+8’ nga Florent Hasani, raporton KosovaPress.
Por, drama nuk përfundoi me kaq, ku pas ndeshjes, tifozët filluan një përleshje të madhe.
Siç bëhet e ditur nga “tch”, një sherr i madh mes tifozëve të Vllaznisë dhe atyre të Tiranës ka ndodhur në Reps të Mirditës, pranë një pike të karburantit.
Pas ndeshjes në Kukës, tifozët në kthim të Vllaznisë kanë goditur me grushte dhe sende të forta tifozët e Tiranës.
Thuhet se një autobusë plot tifozë është shoqëruar në komisariatin e Lezhës, ndërsa disa u dërguan në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, ku pesë tifozë janë duke u trajtuar, ndërsa dy prej tyre janë nisur me urgjencë drejt spitalit.