Përkujtohet Kadri Zeka me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tij
Lexohet për: 2 min.
416069178_390760013408536_8351692321324698238_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë përkujtuar sot Kadri Zekën me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tij, duke vendosur lule pranë bustit të heroit.

Më herët gjatë ditës, gjithashtu Osmani dhe Konjufca kanë bërë  homazhe tek varret e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Dubovik të Deçanit, ku Presidentja tha se sot u bënë bashkë për të përkujtuar trimërinë, guximin dhe sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, të cilët u shndërruan në simbol të përpjekjeve tona për liri.

Ajo tha se kontributi i tyre është simbol i përpjekjeve tona për liri, për çka shtoi se kujtojnë me pijetet gjithë kontributin e tyre dhe të mijëra djemve e vajzave të Kosovës, që të cilët dhanë jetën në mënyrë që ne sot të punojmë për Kosovën e pavarur.

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.Kadri Zeka ishte  udhëheqësi i madh dhe i lavdishëm i Kosovës dhe i viseve të saja nën ish-Jugosllavi./A. Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025