Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kanë bërë homazhe tek varret e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Dubovik të Deçanit, me rastin e 42 vjetorit të vrasjes së tyre.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se sot u bënë bashkë për të përkujtuar trimërinë, guximin dhe sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, të cilët u shndërruan në simbol të përpjekjeve tona për liri.
Po ashtu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se qëllimi i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës ishte bashkimi i të gjitha organizatave ilegale që synim kishin lirinë e popullit shqiptar.
Ata, Konjufca i quajti pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa shtoi se qëllimet e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës kanë peshë dhe rëndësi shumë të madhe për historinë e Kosovës.
Ajo shtoi se kjo datë na përkujtonë sa e vlefshme është liria, dhe se sipas saj dihet të punojmë dhe të luftojmë për ta mbrojtur dhe ruajtur atë.
17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...