Përkujtohen të vrarët gjatë luftës në “Sofali” të Prishtinës
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në 25-vjetorin e vrasjes së 14 personave në lagjen “Sofali” të Prishtinës dhe një personi ende të zhdukur, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidari që mban emrat e të vrarëve, në kujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme nga lufta e fundit. Kjo masakër, në lagjet e Prishtinës, në kryeqytet, këto vrasje e zhdukje me dhunë sikurse të gjithat masakrat e tjera në Kosovë, kryeministri tha se janë dëshmi e  krimeve të Serbisë të kryera gjatë luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999.

Në këtë përvjetor, para të pranishmëve aty, ai shtoi se krahas mbajtjes gjallë të kujtimit të rënëve, të thellë e kemi mirënjohjen për të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës. “Falënderim për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre, të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës”, tha Kurti. Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri u zotua se është detyrë e të vazhdohet rrugëtimi për të ardhmen. “Andaj, lavdi martirëve e dëshmorëve këtu në Prishtinë, dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta,” tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024