Përkujtohen Mujë Krasniqi e 41 dëshmorët e tjerë, kërkohet shfuqizimi i Speciales
Lajme
Lexohet për: 2 min.
y554y
1 orë më parë
Linku u kopjua

Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtarëve në kufirin shqiptaro-shqiptar, sot është organizuar një akademi përkujtimore.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, derisa foli për veprimtarinë dhe rënien heroike të Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të tjerë, tha se në Hagë po mbahen padrejtësisht krerët e UÇK-së, teksa pati edhe një thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “fjalët janë të varfra” për ta përshkuar figurën e heroit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Historiani Sabit Syla ndau një kronologji të ngjarjeve të luftës për çlirim të Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij.  

Në emër të Brigadës 113 "Mujë Krasniqi", ka folur komandanti i batalionit të dytë, Isa Xhemajli.

“Brigada 113 u formua mbi celulat e para të UÇK-së me 19.08.1998 duke ndërtuar strukturë dhe formacione ushtarake...Krenaria e kësaj brigade qëndron tek ushtarët e saj", tha Xhemajli.

Mujë Krasniqi ra heroikisht së bashku me 41 luftëtarë të UÇK-së më 14 dhjetor 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024