Përkrahen programet e studimit të komuniteteve jo shumicë për tri universitete të Kosovës
Lexohet për: 2 min.
trtrre
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ për vlerësimin e përshtatshmërisë së bartësve të programeve studimore nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe bartësit e programeve të studimit në fushat e artit.

Ajo ka thënë se përmes këtij udhëzimi mundësohet përkrahja e programeve të studimit të komuniteteve jo shumicë në Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin e Pejës, si dhe programeve të arteve në Universitetin e Prishtinës dhe institucionet tjera të arsimit të lartë për tri vjetët e ardhshme derisa ato t'i ngritin kapacitetet humane.

“Kërkesa për këtë udhëzim ka qenë kryesisht nga këto tri universitete. Këto universitete do t'i bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri akademik si dhe shpalljen e konkurseve për studentë konform legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo ka bërë të ditur se MASHTI është në përfundim të procesit të kompletimit të akteve nënligjore që burojnë nga Ligji për AKA-në, i cili është në harmoni të plotë me standardet evropiane të cilësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024