Përgatitjet për ditëlindjen e Skënderbeut, Prishtina mbledh arbëreshë e artistë për manifestim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përgatitjet për ditëlindjen e Skënderbeut, Prishtina mbledh arbëreshë e artistë për manifestim
Skenderbeu Prishtine (2)
Foto Arkiv
26/04/2026 - 18:07
Linku u kopjua

Organizata “Shqiptaria”, në bashkëpunim me partnerët e saj, ka nisur përgatitjet për manifestimin gjithëkombëtar kushtuar ditëlindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili do të mbahet më 6 maj 2026 në Prishtinë.

Ky organizim pritet të mbledhë delegacione arbëreshe nga Italia, artistë, ansamble folklorike, studiues, rapsodë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, në një aktivitet të dedikuar figurës që simbolizon qëndresën dhe bashkimin kombëtar.

Sipas njoftimit të Organziatës "Shqiptaria", programi qendror do të përfshijë një sërë aktivitetesh, duke filluar me nisjen e organizuar të qytetarëve dhe klubeve të motoristëve nga Lezha në orën 10:00, pas homazheve në muzeun e vendvarrimit të Skënderbeut. Po ashtu, janë planifikuar takime zyrtare me delegacionet arbëreshe, si dhe hapja e ekspozitës kombëtare të artit pamor “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar”.

Në Prishtinë do të zhvillohet edhe defilim artistik e kulturor në sheshet kryesore, ndërsa në mbrëmje do të mbahet koncerti festiv qendror me pjesëmarrjen e artistëve dhe ansambleve nga të gjitha trojet shqiptare. Programi përfshin edhe performanca të arbëreshëve, si dhe një mbrëmje moderne artistike “Skënderbeg Party” me grupe rock dhe artistë alternativë.

Organizatorët bëjnë të ditur se në këtë manifestim do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës dhe kulturës shqiptare, duke e kthyer më 6 maj Prishtinën në një qendër të bashkimit kulturor dhe kombëtar shqiptar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026