Në mbledhjen e fundit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) njëri nga vendimet e marra nga Bordi Ekzekutiv ishte edhe ai i rritjes së mbështetjes së përgatitjeve të sportistëve.
Kështu, nga 100 euro sa ishte vlera për heqjen e shpenzimeve në ditë, tani mbështetja është rritur në 150 euro, raporton KosovaPress.
Gjatë vitit 2023, KOK do të dërgojë në përgatitje sportistët para garave ndërkombëtare si: Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Friuli-Venezia-Giulia 2023” (Itali), Lojërat Evropiane “Krakovia dhe Malopolska 2023” (Ploni), Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF) Maribor 2023 (Slloveni) dhe Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023” (Greqi).
Skitarët do të jenë të parët që do përfitojnë nga kjo rritje e mbështetjes, të cilët në janar përgatiten para pjesëmarrjes në EYOF-in Dimëror.